Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka falënderuar qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen ndaj Ukrainës.
Zelensky, përmes një postimi në platformën X, foli për biseda që kishte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe projekte të përbashkëta.
“Pata një bisedë të mirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe falënderova qeverinë dhe popullin shqiptar për mbështetjen e dhënë ndaj Ukrainës dhe popullit tonë. Diskutuam shumë tema të spikatura – projekte të përbashkëta dhe perspektiva më të gjera”.
Zelensky sqaroi edhe për bisedimet edhe për iniciativat diplomatike evropiane.
“Është thelbësore që Evropa të jetë në tryezën e bisedimeve. Gjithçka për Evropën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Evropës dhe gjithçka për Ukrainën duhet të jetë me pjesëmarrjen e Ukrainës”, ka shkruar Zelensky në X.
Ai tha se një vizion i përbashkët dhe hapa të koordinuar janë thelbësore për arritjen e një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme.
“Ne po punojmë së bashku për të forcuar sigurinë në të gjithë Evropën. Faleminderit për mbështetjen tuaj”, ka shtuar tutje Zelensky.
https://x.com/ZelenskyyUa/status/1893261385368273075?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1893261385368273075%7Ctwgr%5E87abbf6136657be09081357e76bf5022bbe0c32e%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Frtv21.tv%2Fzelensky-bisedon-me-ramen-falenderon-popullin-shqiptar-per-mbeshtetje%2F