Zelensky do t’u drejtohet liderëve botërorë në forumin ekonomik në Davos

In this photo provided by the Ukrainian Presidential Press Office, Ukrainian President Volodymyr Zelenskyy addresses the nation in Kyiv, Ukraine, late Monday, March 7, 2022. (Ukrainian Presidential Press Office via AP)

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’u drejtohet liderëve botërorë të mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror (WEF).

Marketing

Asnjë zyrtar apo kompani ruse nuk do të jenë të pranishëm në mbledhjen ndërkombëtare të liderëve politikë dhe industrialë.

Por një delegacion ukrainas, përfshirë ministrin e Jashtëm, kanë udhëtuar drejt Zvicrës.

“Kërkesa kryesore për të gjithë botën këtu është: Mos ndaloni së mbështeturi Ukrainën,” u tha gazetarëve deputetja ukrainase, Ivanna Klympush-Tsintsadze, në prag të samitit.

Samiti nuk është mbajtur që nga janari 2020 për shkak të pandemisë së koronavirusit. Një forum virtual u zhvillua vitin e kaluar, me presidentin rus Vladimir Putin mes folësve, shkruan BBC.

Kujtojmë që edhe kryeministri Kurti do të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.