Zelensky: Krimeja duhet të çlirohet, është pjesë e shpirtit tonë

Krimeja nuk është vetëm një territor, por është një pjesë e shpirtit tonë, një tokë ku njerëzit tanë kanë jetuar në paqe dhe harmoni me kulturën, gjuhën dhe traditat e tyre, deklaroi sot presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, raporton ANSA.

Marketing

”Ne nuk po luftojmë vetëm për kthimin e Krimesë, ne po luftojmë për rivendosjen e drejtësisë, për mundësinë që çdo banor i saj të kthehet në shtëpi, në Krimenë e tij, i lirë nga Rusia dhe frika”, shkroi Zelensky në Telegram.

“Sot, si pjesë e samitit të katërt të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, ne përurojmë një memorial kombëtar ukrainas për të përkujtuar tragjedinë e popullit tatar të Krimesë”, vazhdon ai.

”Dhe një ditë, një monument i ngjashëm me siguri do të shfaqet në Krimenë tonë të lirë. Ne kemi besim se Krimeja do të jetë e lirë. Kjo është detyra jonë e përbashkët dhe e gjithë bota është me Ukrainën në këtë luftë”, përfundon mesazhi.