Zelensky: Liderët evropianë të zgjohen, para se të ketë një fatkeqësi bërthamore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për bombardime të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pak pas mesnate.

Marketing

Autoritetet ukrainase thonë se termocentrali nuk ka pësuar ndonjë dëmtim kritik dhe se nivelet e rrezatimit janë aktualisht normale, megjithëse situata mund të ndryshojë dhe zjarrfikësit po qëndrojnë në terren.

“Tanket ruse qëllojnë blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë sulm,” tha ai në postim.

Zelensky gjithashtu iu referua tragjedisë së Çernobilit dhe viktimave të saj në postim. Për të gjithë ukrainasit, për të gjithë evropianët, për të gjithë njerëzit që e dinë fjalën “Çernobil”, sa viktima ka pasur.”

Fatkeqësia e Çernobilit e vitit 1986, e cila ndodhi në Ukrainën Sovjetike, konsiderohet si aksidenti më i keq bërthamor në histori. Ishte një “katastrofë globale që preku jetën e qindra mijëra njerëzve” dhe pati një ndikim të vazhdueshëm në vend, tha Zelensky.

“Ne nuk e dimë se si do të përfundojë zjarri në stacion, nëse mund të ketë një shpërthim, Zoti na ruajt”, tha Zelensky, duke shtuar se “djemtë tanë po e mbajnë të sigurt stacionin e energjisë atomike”.

Por vetë fakti që Rusia nisi një sulm në termocentral është në vetvete një akt jashtëzakonisht i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë një katastrofë të mundshme, tha ai. “Ka 15 reaktorë bërthamorë në Ukrainë. Nëse njëri prej tyreshpërthen , ky është fundi për të gjithë, ky është fundi i Evropës,” shtoi ai.

“Asnjë vend përveç Rusisë nuk ka qëlluar ndonjëherë mbi reaktorët e një centrali atomik. Hera e parë, hera e parë në histori,” tha ai, duke u kërkuar liderëve evropianë që “të zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “para se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore. ”