Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin për dialog, duke theksuar se Ukraina është e gatshme të bisedojë dhe të kërkojë kompromise, por nuk është e gatshme të pranojë kapitullimin.
“Para së gjithash, unë jam gati për një dialog, por ne nuk jemi gati të dorëzohemi,” tha Zelensky në një intervistë me kanalin televiziv amerikan ABC Neës, i pyetur nëse Ukraina është e gatshme të përmbushë kërkesat e Federatës Ruse për armëpushimin, si ndryshimi i Kushtetutës dhe refuzimi i anëtarësimit në NATO, njohja e Krimesë si ruse, njohja e pavarësisë së të Krimesë dhe Donbasit.
“Nëse flasim për territore të pushtuara përkohësisht dhe republika që nuk njihen nga askush mund të diskutojmë dhe të gjejmë një kompromis. Për mua është e rëndësishme të di se si njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës do të jetojnë në ato territore” tha Zelensky.