Zelensky në Kuvendin shqiptar:Mbështetja juaj më kujton Nënë Terezën.Faleminderit

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky po mban fjalimin e tij drejtuar ligjvënesve shqiptarë në Kuvendin e Shqipërisë.

Marketing

Gjatë fjalës së tij Zelensky foli për situatën në Ukrainë, fëmijët e vrarë dhe situatën në Mariupol.

“Populli i Shqipërisë dhe gjithë myslimanët në të gjithë botën festuan Fiter Bajramin. Unë jua uroj këtë festë. Ju uroj ate që ukrainasit i urojnë tani njeri-tjetrin: Paqen! Rusia i ka shndërruar të gjitha ditët tona në një rrezik për jetën. Dje për shkak të një rakete në Odesa, humbi jetën një djalë 14 vjeçar dhe mbeti e plagosur një vajzë 17 vjeçare. Çdo ditë ne humbasim fëmijë nga sulmet ruse. 220 fëmijë janë vrarë dhe janë plagosur 406. Sot është nje ceremoni lamtumire nga gazetarja e REL që u vra nga raketa ruse në Kiev“, tha Zelensky para deputetëve shqiptarë.

Më tej Zelensky tha: “Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën. Populli shqiptar më kujton Nënë Terezën.”