Zelensky: Nga Mariupoli s’ka mbetur asgjë, vetëm rrënoja

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të martën se asgjë nuk ka mbetur nga Mariupoli, vetëm rrënoja.

Marketing

Këtë deklaratë Zelensky e tha në një fjalim virtual në parlamentin italian, pasi Kievi i bëri thirrje Moskës që të lejojë civilët të evakuojnë qytetin e rrethuar.

“Nuk ka mbetur asgjë atje. Vetëm rrënoja,” ka thënë Zelensky, raporton BBC.

Derisa Zelensky foli para këtij parlamenti, këshilli i Mariupolit ka thënë se forcat ruse kishin hedhur dy bomba të mëdha në qytet, por nuk dhanë detaje për viktimat apo dëmet, shkruan Indeks Online.

“Edhe një herë është e qartë se pushtuesit nuk janë të interesuar për qytetin e Mariupolit. Ata duan ta rrafshojnë atë me tokë dhe ta bëjnë hirin e një toke të vdekur”, kanë thënë nga Këshilli.