Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se “nuk do të pranojë kurrë asnjë vendim midis SHBA-së dhe Rusisë për Ukrainën”.
Bëhet e ditur se Zelensky falënderoi presidentin amerikan, Donald Trump, për mbështetjen e tij, por shtoi se nuk ka “asnjë lider në botë që mund të bëjë një marrëveshje me Vladimir Putinin pa Ukrainën”.
“Unë mendoj se Putini është me të vërtetë pak i frikësuar për Trumpin, dhe unë mendoj se Trump e ka këtë shans dhe ai është i fortë dhe ai mund ta shtyjë Putinin drejt negociatave të paqes”, tha Zelensky.
Por lideri ukrainas i bëri thirrje Trumpit që t’i qaset bisedave të tij me Putinin dhe liderët e tjerë rusë duke ruajtur besnikërinë ndaj Ukrainës, shkruan skynews.
“Do të doja shumë që Ukraina të ishte prioritet për Trumpin, jo Rusia. Shpresoj që ne të jemi më të rëndësishëm”, shtoi ai.
“Ne nuk jemi aq të mëdhenj sa Rusia, por unë mendoj se nga pikëpamja strategjike, Ukraina është më e rëndësishme për SHBA-në, sepse ne jemi vërtet partnerë, aleatë dhe ndajmë vlera të përbashkëta”, vazhdoi Zelensky.
I pyetur nëse beson se Trumpi po negocionte me mirëbesim, Zelensky tha: “Shpresoj që po. Shpresoj që po. Po, mbështetem në të.”