Zelensky përshëndet eurodeputetët me grusht, ata ngrihen në këmbë e duartrokasin (VIDEO)

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbajti fjalën e tij në Parlamentin Europian.

Marketing

Sot ai bëri një apel emocionues që Ukraina të pranohet në BE ndërsa vendi i tij po përballet sulmin e përgjakshëm rus.

Më përfundim të fjalës së tij ai përshëndeti Parlamentin Europian duke ngritur lartë grushtin dhe tha “lavdi Ukrainës”, ndërsa anëtarët e Parlamentit Evropian u çuan në këmbë dhe duartrokitën gjatë fjalët e tij.

Në këto ditë të fundit, presidenti ukrainas është bërë një simbol i guximit, qetësisë dhe sfidës.

Ai foli në PE përmes një lidhje direkt nga Kievi.

Zelensky i kërkoi BE-së që të njohë Ukrainën si një anëtare të saj, duke thënë se kombi i tij ka “dëshmuar se ne jemi të barabartët me ju” dhe se tani është koha për të “dëshmuar se jeni në anën tonë”.