Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i bëri presion presidentit amerikan Joe Biden gjatë një bisede të fundit. Sipas CNN, presidenti ukrainas i ka kërkuar më shumë sanksione kundër Rusisë.
Sipas burimeve, Zelensky i kërkoi në mënyrë specifike Biden-it përpjekje të mëtejshme për të shkëputur Rusinë nga tregtia ndërkombëtare dhe për të vazhduar të synojë elitën ruse, pasi SHBA ka vazhduar të shtojë më shumë oligarkë dhe familjet e tyre në listën e sanksioneve.
Gjatë telefonatës Zelensky i përmendi gjithashtu mbylljen e aksesit të Rusisë në rrugët ujore ndërkombëtare.
Zelensky dhe Biden biseduan për rreth 49 minuta të premten.
Gjatë telefonatës së gjerë, Biden detajoi veprimet e fundit që do të shpallte, duke përfshirë një lëvizje për të revokuar statusin e favorizuar tregtar të Rusisë me SHBA-në.
Zelensky falënderoi Biden për masat, por gjithashtu i kërkoi atij që të vazhdojë të rrisë presionin ekonomik ndaj Kremlinit/