Zelensky: Rusia ka shkatërruar 30 për qind të stacioneve energjitike brenda një jave

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha këtë të martë, se forcat ruse kishin “shkatërruar” një të tretën e termocentraleve të Ukrainës përmes sulmeve të përsëritura që synonin infrastrukturën energjetike dhe kanë shkaktuar ndërprerje në të gjithë vendin.

Marketing

“Që nga 10 tetori, 30 për qind e termocentraleve të Ukrainës janë shkatërruar, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në të gjithë vendin”, shkroi Zelensky në Twitter.

Ai shtoi se “nuk ka mbetur asnjë mundësi për bisedime me presidentin rus Vladimir Putin”.

Disa rajone të Ukrainës, duke përfshirë kryeqytetin Kiev, po përballeshin me ndërprerje të energjisë pas valës së re të sulmeve që kanë goditur objektet e energjisë.

Në Kiev, operatori i energjisë DTEK tha se kishte “ndërprerje” në furnizimin me energji elektrike dhe ujë për banorët e bregut të majtë të kryeqytetit.

“Inxhinierët po hetojnë dhe po bëjnë të gjitha përpjekjet e nevojshme për të rikthyer energjinë te banorët e qytetit”, tha kompania përmes një postimi në Facebook.

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko u bëri thirrje banorëve që të kursejnë energjinë elektrike “sa më shumë të jetë e mundur” dhe të shmangin përdorimin e pajisjeve me konsum të lartë energjie.

Pjesë të rajonit Zhytomyr, në perëndim të Kievit, ishin gjithashtu pa energji elektrike pas goditjeve në një objekt energjetik, tha guvernatori Vitaliy Bunechko, ndërsa shtoi se nuk kishte viktima.