Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, paralajmëron riorganizim të udhëheqjes politike

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi sonte se do t’i kërkojë parlamentit të vendit këtë javë të shkarkojë ministrin e Mbrojtjes, Oleksiy Reznikov. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se presidenti ukrainas pritet ta zëvendësojë atë me Rustem Umerov, kreun e fondit të privatizimit të vendit.

Marketing

Lajmi u bë i fitur në fjalimin e përditshëm me video të presidentit ukrainas drejtuar kombit. Ndër të tjera ai paralajmëroi riorganizimin më të madh të udhëheqjes politike të ministrisë së Mbrojtjes gjatë kohës së luftës.
Më herët Zelensky ka shkarkuar dhjetëra zyrtarë të akuzuar si të përfshirë në korrupsion dhe spiunazh.