Presidenti Vlodymir Zelensky, ka rrëqethur me rrëfimin që ka bërë për torturat ushtria ruse po bën në Ukrainë.
Një fjalim plot emocione, duke bërë që salla e Kuvendit të Shqipërisë të shpërthejë në duartrokitje.
“Granatimet vazhdojnë duke folur për një qytete Mariopol është shkatërruar. Nuk ka asnjë ndërtesë imagjino. Është një qytet gjysmë milion dhe sot nuk ka banesa. Nuk lejojnë ujin ushqim dhe as ilaçe. Është gati qytet plotësisht i djegur. Por edhe skenat kështu janë të njëjta. Shkatërrim dhe vrasje skena terrorizmi. Plaçkitje totale. Të moshuarit thonë që nuk kanë parë mizori të parë. Tani po shikojnë ushtrinë ruse që qëllojnë fëmijët në fytyre. Shikojnë fshatarët që janë zënë robër dhe janë shtrirë në tokë ditë e natë në temperatura nën zero. Ushtria ruse detyron të dhe torturon të rinjtë u mbushin këpucët me ujë dhe i lënë në të ftohtë. Ata nuk i lënë të lëvizin. NË zona të çliruara gjejmë njerëz të masakruar. Shumë prej tyre të qëlluar në pjesën e pasme të kokës. Ka trupa kudo, në pyje në bodrum. Ushtria ruse la të vdekur shumë njerëz në rrugë. Është kërkuar që të pushtonin zjarri në pashkë ortodakse. Edhe sot u kërkuam por nuk e bënë. Mendoni se sa objekte fetare janë shkatërruar. Nuk po mbron asgjë. Rusia është bërë kërcënim i madh në botë.”
Gjatë fjalës së tij presidenti i Ukrainës, Zelenksy iu kujtoi shqiptarëve mirësinë dhe kontributin e Nënë Terezës, ndërsa i bëri thirrje qeverisë shqiptare të që mbyllë portet për anijet ruse apo dhe turistët.
“Jeni padyshim në anë të së vërtetës. Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainë, kundër Rusisë, për kujdesin që ju i bëni fëmijëve tanë dhe njerëzve tanë. Qëndrimi juaj ndaj popullit të Ukrainës, ndaj fëmijëve të Ukrainës, ka kujton Nënë Terezës shqiptare, që është kthyer simbol i humanizmit në mbarë botën. Besoj se sëbashku, në mjediset evropianë, në përpjekjet tona, do jemi në gjendje të parandalojmë këtë luftë. Dhe të mbrojmë Europën në të ardhmen nga një luftë. Bandat ruse duhet të shkëputen nga tregu global. Ju duhet të hiqni mundësisë Rusisë në kohën e duhur. Ju kërkoj që të kufizoni portat për anijet ruse dhe të kufizoni ardhjen e turistëve, ndoshta vijnë vrasës të Bucha-s, apo të Irpin. Ta bëjmë një gjë parimore dhe të ndalojmë përdorimin e fondeve të OKB për Rusinë.”, tha ai.