Zelensy pas raketave: Ukraina nuk do të falë

“Ukraina nuk do të falë.” Kështu deklaroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në rrjetet sociale pas bastisjeve të reja ruse në ditën e fundit të vitit.

Marketing

“Shteti terrorist nuk do të falet. Ata që urdhërojnë sulmet dhe ata që i kryejnë nuk do të marrin falje”, tha ai, duke denoncuar “raketat kundër popullit”.

Duke ju drejtuar ushtarëve të Moskës: “Lideri juaj dëshiron të provojë se ka ushtrinë pas tij dhe se ai ka avantazhin. Por ai vetëm fshihet. Ai fshihet pas ushtrisë, pas raketave, pas mureve të rezidencave të tij dhe pallateve e tij, fshihet pas jush dhe ju djeg vendin dhe të ardhmen tuaj”.