Zemaj: Kemi siguruar 20% të vaksinave Anti-Covid ,kur ajo të dal në treg

Ministri i Shëndetësisë (MSH), Armend Zemaj ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 160.500 vaksina për gripin sezonal.Ai, gjatë intervistës për Telegrafi, theksoi se me Ligjin e anti COVID-19, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë obliguar që qytetarëve t’ju sigurohet vaksina kundër COVID-19.

Marketing

“Aktualisht kemi siguruar 160.500 vaksina të cilat do të shpërndahen. Jemi në proces të blerjes edhe të 340.000 vaksina”, tha ai.

Ministri ka folur edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinës kundër coronavirusit, kur ajo të jetë në dispozicion.

“Angazhimi për të siguruar është grupi Kovaks, ku ne kemi hyrë në listën e sigurimit të 20 përqindëshit. Kurdo që të lejohet në përdorim të vaksinës ne ta sigurojmë minimumin të parashikuara nga IKShPK, por Ligji anti COVID, deputetët e Kuvendit të Kosovës më kanë obliguar që të gjithë qytetarëve të republikës së Kosovës të ju sigurohet vaksina anti COVID-19”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë ka folur edhe rreth riorganizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

“Janë dy mënyra të punës që po e praktikoj e para është dinamika, dhe puna ime kërkon përkushtim maksimal dhe duke e ruajtur pavarësinë në punë profesionalizimin por duke rritur kërkesën për avancim të shërbimeve shëndetësore. Tash kemi filluar edhe kthimin gradual të shërbimeve shëndetësore pasi një kohë të gjatë nuk ishin në funksion për shkak të situatës pandemike. Riorganizimi nënkupton infrastrukturë, resurse humane, menaxhment, aspektin legjislativ, udhëzime deri të statuti i ri i QKUK-së, Ligji i ri për Shëndetësi”, u shpreh ai.

Zemaj më tej njoftoi se janë në përfundim të dialogut të brendshëm për Ligjin e ri të Shëndetësisë.

“Tash jemi në përfundim të dialogut të brendshëm. Do të kemi disa segmente ku pretendimet e mia janë që të avancoj me disa institute të reja. Ka dublifikim në vendimmarrje dhe në përgjegjësi, nuk ka ndonjë decentralizim të saktë të shërbimeve”, ka thënë ai.

E sa i përket sigurimeve shëndetësore, proces ky që ka filluar disa vite, por që ende nuk është realizuar,  ministri Zemaj tha se nuk e ka lënë anash këtë çështje.

“Nuk e kam lënë anash sigurimin shëndetësor. Të katër ligjet të cilat janë në procedurë në plotësim-ndryshim është edhe Ligji për Sigurime Shëndetësore. Jemi duke marr dhe shkëmbyer informacione për gjendjen reale. Po shikojmë mënyrat më të mira për inputet që do të na jep ligji i ri. Brenda këtij viti do ta përcjellim ligjin e ri dhe na duhet një konsensus politikë.  E di që ka shumë mangësi është sfiduese, do të angazhoj këto ditë edhe ekspertizë shtesë”, tha ministri Zemaj.