Zemër artificiale/ Realizohet në Francë dhe mund të qëndrojnë përgjithmonë

Viti 2021 hyn me një lajm shumë të mirë në fushën e mjekësisë.

Marketing

Ka marrë miratimin zemra e parë totalisht artificial dhe fillon shitjen këtë javë të parë të janarit. Shefi I kardiokirurgjisë Prof. Edvin Prifti e konsideron një xhevahir zemrën e ideuar nga një ndër kolosët botërore të kardiokirurgjisë, Prof. France Alain Carpentier. Tregu botëror kishte një zemër artificial, por zemra e re ka më shumë avantazhe.

Zemra artificiale nuk ka ngjyrë të kuqe por të bardhë dhe është më e vogël se e një të rrituri.

Ndryshe nga zemra artificiale që ka ekzistuar deri më tani e cila përdoret vetëm për periudhën e transplantit, zemra francezë mund të vendoset përgjithmonë tek pacienti.

Edhe pse ka një kosto të konsiderueshme, kardiokirurgu Prifti është optimist kur shprehet se mund të realizohet edhe në Shqipëri.

 

Marketing