Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli mbetet në qëndrimin se opozitës shqiptare i takon vendi vakant në Këshillin Shtetëror Zgjedhor, shkruan TV21. Zendeli thotë se me propozimin e kandidatëve tjerë për këtë pozitë përpos Abdush Demirit, BDI po tenton të përgatitet për manipulim në zgjedhje, pasi siç thotë Zendeli, BDI do të humbasë garën.
“E vëren se toka ndër këmbë ka filluar t’u ikë , e vërejnë se do t’i humbin zgjedhjet parlamentare, do të jenë humbësit e këtyre zgjedhjeve parlamentare, por nuk duhet të nënçmojmë asgjë duke pasur parasysh se ndonjëherë e di si thotë populli, kur je i lënduar, atëherë bëhesh edhe më i rrezikshëm”, theksoi Zendeli.
I pyetur qëndrimin e kreut të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravri , i cili thotë se vendi në KSHZ i takon ASH-së, Zendeli thotë se ASH është në Qeveri dhe nuk mund ta përfaqësojë opozitën në KSHZ.“Kjo pyetja juaj qartë e tregon lidhjen e z.Xhaferit dhe z.Taravarit në lidhje me këtë çështje, ju të gjithë të qartë e keni, vendi vakant është i opozitës. Z. Taravari është në Qeveri, çdo ditë mund t’i shihni ministrat e atij duke vepruar nga pozicioni i ministrave, ndërsa vendi vakant është i opozitës”, pohoi Zendeli./tv21.tv