Arta Bilalli-Zendeli, profesore e të drejtës së procedurës penale, thotë se as që duhet diskutuar nëse PSP duhet të vazhdojë ose jo mandatin e saj.
Për të, zgjidhja ideale është vazhdimi i punës së Speciales me statusin aktual, por edhe si pjesë e veçantë e prokurorisë së rregullt , nuk do të kishte problem për sa kohë që drejtësia të funksionojë.
Por pranon se PSP do ta ketë të vështirë të grumbullojë provat material nëse nuk do të ketë të drejtë të përdorë materialet e përgjuara, për shqyrtimin e të cilave edhe u krijua.
“Mendoj se ka ndonjë qëllim tjetër, nuk më duket se është puna e rastësishme, sidomos prapë po e them, duke pasur parasysh edhe mendimin juridik të Gjykatës Supreme, sepse me të vërtetë janë të sinkronizuara. Zgjidhje tjetër ideale sipas meje do të ishte që të vazhdonte PSP kështu siç ka qenë deri tani, pra atuonome dhe vetësishme dhe të funksinojë dhe veprojë në bazë të provave të cilat dalin nga materialet e përgjuara të ashtuquajtura “bombat”.
Mendoj se PSP do të ketë është shumë të vështirë që pa “bombat”të grumbullojë provat materiale dhe pak sikur e humb logjikën e egzistimit pse duhet të egzistoj ky institucion në qoftëse nuk do të mund të vë në funksion materialet e përgjuara”, shpehet profesoresha e të drejtës së procedurës penale, Arta Bilalli-Zendeli.
Sa I përket pengesave eventuale në sqarimin e statusit të mëtejmë të PSP-së, marrë parasysh vërejtjet e opozitës, ajo thotë se sërisht do të ndërhyjnë ndërkombëtarët dhe politika në fund tdo të arrojë konsensus për miratimin e ligjit.
“Dhe në qoftë se ka ngecje do të jetë intervenimi i ndërkombëtarëve I cili e solli edhe ligjin aktual të PSP-së, mendoj se do të angazhohenpak më tepër dhe do të arrihet konsezusi politik”,thekson Arta Bilalli-Zendeli.
Sa I përket anashkalimit të liderëve shqiptarë në takimin e fundit të liderëve, ajo vlerëson se ky anashkalim nuk duhet hiperbilizuar për shkak se liderët shqiptarë veçmë e kanë qëndrimin e qartë në lidhje me PSP-n dhe asnjëherë nuk e kanë vënë në dyshim.