Drejtori i Fondit Pensional, Shaip Zeneli njofton se Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut deri më datë 25 shtator të vitit 2020 do të përpunojë të dhënat për pagesën e pensioneve për muajin shtator të vitit 2020 dhe të njëjtat do t’u dërgohen të gjitha bankave afariste, me qëllim që pagesa e pensioneve të kryhet në kohë, në mbështetje me konkluzionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Për të gjithë shfrytëzuesit e pensionit të cilët nuk përdorin kartela, pagesa vazhdon të bëhet në katër grupe sipas lartësisë së pensionit, edhe atë:
Grupi i parë (28.09.2020) pagesë e pensionit në lartësi deri 11.000 denarë,
Grupi i dytë (29.09.2020) pagesë e pensionit në lartësi prej 11.001 denarë deri në 14.000 denarë,
Grupi i tretë (30.09.2020) pagesë e pensionit në lartësi prej 14.001 denarë deri në 18.000 denarë,
Grupi i katërt (01.10.2020) pagesë e pensionit në lartësi mbi 18.000 denarë.