Zeqir Ramçilloviç, nënkryetar i ri i Kuvendit

Deputeti Zeqir Ramçilloviq, i cili është pjesë e tetë deputetëve të larguar nga VMRO-DPMNE ka përplasur sot VMRO-në me LSDM-në dhe BDI-në të cilët atë e propozuan si nënkryetar të Kuvendit.

Marketing

Sipas deputetëve të VMRO-së, Ramçilloviq është intelektual me merita i cili ka dhënë konteibut të madh edhe në Komitetin ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Megjithatë ai, sipas deputetit Antonio Milloshovski është “politikan i shitur për pozitë tek Zoran Zaevi, të cilit në vitin 2016 i duheshin deputetë për të bërë shumicë parlamentare dhe për të votuar ndryshimet kushtetuese”.

Nga LSDM, deputeti Jovan Mitrevski deklaroi se VMRO “duhet të mendohet pse i ikin kuadrot të cilët janë cilësor”.

Ndërsa deputeti i BDI-së Ejup Aliu deklaroi se “zgjedhja e Ramçilloviqit si nënkryetar, është pozitive sepse si plrfaqëson edhe bashkësinë boshnjake në vend”.

Ramçilloviq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit me 62 vota “pro” dhe 12 “kundër”.

Marketing