Zeqiri: Duhet të luftojmë në institucione! Heqja dorë nga ASHAM është dobësi

Akademiku Izet Zeqiri në Daily Click në TV21 tha se nuk është kundër iniciativës për krijimin e Akademisë Shqiptare për Shkencë dhe Art në RMV, por theksoi se është ithtar i idesë që të luftohet për avancim në institucionet ekzistuese.

Marketing

“Unë, do të ishte e pakuptimtë të them se jam kundër iniciativave. Iniciativa mund të ketë. Nuk them të mos ketë iniciative, mirëpo jam institutionalist, që ne të krijojmë institucione dhe në institucione të marrim hisen tonë. Nëse ne do të parcializohemi, atëherë nuk na vlen as Qeveria, pse duhet të shkojmë në Qeveri, hajt ta bëjmë qeverinë tonë, hajt ta bëjmë Parlamentin tonë. Ne duhet të luftojmë në institucione. Pesha më e madhe e imja dhe e gjithë të tjerëve është atje, ku ti lufton me argumente, me punë, që ta reprezentosh shkencën, artin, por edhe prominiencën etnike prej ku vjen. Unë jam ithtar i kësaj ideje”, pohoi Zeqiri.