Zeqiri: Ende nuk dihet se pse varianti i ri i koronavirusit u shfaq pikërisht në Londër

Gazetarja e BBC, Majlinda Zeqiri në paraqitjen e saj të sotme në “Programin 200” në Alsat tha se varianti i ri i koronavirusit ka bllokuar Britaninë e Madhe dhe se autoritetet shëndetësore ende nuk e dinë arsyen e mutacionit të virusit dhe se pse pikërisht ky variant u paraqit në Londër.

Marketing

“Këtu akoma po studiohet kjo gjë. E vetmja gjë që është thënë është se me mutacione të këtij rasti ndodh që kanë gjetur vendin e duhur në kohën e duhur dhe kjo është arsyeja ndoshta që ka pësuar mutacion ky variant i ri, megjithatë ende është duke u studiuar pse ndodhi kjo në një zonë të Londrës, fillimisht u shfaq në Kent në zonën në perëndim të Londrës dhe pastaj filloi të përhapej në të gjithë Londrën”, tha Majlinda Zeqiri, gazetare e BBC.

Marketing