Zeqiri: Koalicioni me BDI-në për presidencialet ende i mundshëm

Pjesëmarrja e përbashkët e LSDM-së dhe BDI-së në zgjedhjet e ardhshme presidenciale ende është e mundur konfirmojnë edhe zyrtarisht nga partia e kryeministrit Zoran Zaev. Deputeti Muhamed Zeqiri tha se nga mbledhja e fundit e BDI-së nuk ka dalë një vendim i prerë dhe se tri opsione mbeten ende të mundshme.

Marketing

Sipas tij, një ndër këto opsione është edhe mbështetja e një kandidati të partnerëve të koalicionit nga ana e partisë së Ali Ahmetit.

Muhamed Zeqiri, deputet

“Ne kemi thënë është e drejtë e secilit subjekt politik të marrë vendimet autoktone ashtu siç ju takon, BDI ka lënë hapsirë siç e dini nga deklarata që e ka dhënë. E para ishte se mund të dalin me kandidat, opsioni I dytë ishte se ju dha ofertë partive tjera shqiptare që të dalin me kandidat të përbashkët, opsioni tjetër ishte që të bisedojnë me partnerët e koalicionit për kandidat që ata do ta kishin përkrahur.

Ende është herët, ka kohë për gjithçka, kur do të kemi rezultat konkret në këtë drejtim, sigurisht opinion do të njoftohet”

I pyetur nëse ai është kandidat i mundshëm për president nga LSDM, Zeqiri mohoi një gjë të tillë duke thënë se për këtë çështje ende zhvillohen konsultime dhe procedura brenda partisë. Kandidati i partisë më të madhe në pushtet për zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të zyrtarizohet në kongresin partiak që do të mbahet më 3 mars. Gjatë ditëve në vijim LSDM poashtu pritet që të vendos edhe rreth kërkesës së opozitës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare bashkë me zgjedhjet presidenciale.

Marketing