Zeqiri: Në vend që të kërkoni amnisti për Gruevskin tregoni nëse jeni për BE dhe NATO

Muhamet Zekiri nga LSDM në pres konferencën para selisë së VMRO-DPMNE-së u ka bërë thirrje deputetëve të kësaj partie që ta respektojnë vullnetin e më shumë se 600 mijë qytetarëve të cilët ishin PRO marrëveshjes me Greqinë.
“Të gjithë deputetët, duke i përfshirë këtu edhe ata të VMRO-DPMNE-së, janë të obliguar të ndjekin vullnetin e shumicës së qytetarëve. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, të cilët janë për anëtarësim në Bashkimin Europian, duhet të marrin guximin dhe të marrin përgjegjësinë, që në emrin e qytetarëve që i kanë zgjedhur, t’i vazhdojnë proceset në Kuvend.

Marketing

Por, nëse Mickovski dhe udhëheqësia e VMRO-DPMNE-së vazhdojnë të nxjerrin kërkesa të tjera jologjike, kjo është shenjë e qartë se ata dëshirojnë ta bllokojnë rrugën e Maqedonisë drejt BE-së dhe NATO-s”,-deklaroi deputeti i LSDM-së, Muhamet Zeqiri.

Por, nëse VMRO-DPMNE mbetet në qëndrimin për të mos i pranuar ndryshimet kushtetuese, deputeti i LSDM-së, Zeqiri, tha se si opsion mbeten zgjedhjet e parakohshme në të cilat të gjitha forcat politike që janë PRO Bashkimit Europian dhe NATO-s, duhej të dilnin me një listë të deputetëve.

“Sigurisht, opsioni më i dëshiruar është që forcat pro europiane të dalin bashkë me një listë dhe kështu do të jetë më e sigurt që të sigurohen 2/3 e votave, apo ato 80 deputetët”,- u shpreh deputeti i LSDM-së, Muhamet Zeqiri.

Marketing