Zeqiri priti zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë Arben Fetai

Rektori i Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Prof. Dr. Izet Zeqiri sot priti në një takim pune zëvendëskryeministrin për qeverisje të mirë, Arben Fetai.

Marketing

Gjatë takimit të punës zëvendëskryeministri Fetai përgëzoi rektorin Zeqiri për arritjet që ka realizuar UNT, duke i ofruar mbështetje institucionale për konsolidimin e mëtejmë të UNT-së.

Rektori Zeqiri shprehu falënderim për vizitën e Fetait dhe i uroi atij pozitën shumë të rëndësishme në ekzekutiv, ndërsa njoftoi atë me programet studimore që ofron Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup.
‘Në takim u fokusuam në informatat rreth Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, rreth kushteve, mënyrë së funksionimit, sigurimit të cilësisë, për çështjet e lidhjes së universitetit me universitetet ndërkombëtare duke pasur eksperiencat e zëvendsëkryeministrit dhe ndihmën që do ta jep lidhur me bashkëpunimet me universitetet në Belgjikë’ tha rektori Zeqiri në një prononcim për media pas takimit. Zeqiri tha se është biseduar edhe për aktualitetet e arsimit të lartë në vend.

Fetai tha se kishte ardhur për vizitë në UNT për tu njoftuar me kushtet e punës në universitet.

‘Më vjen mire që shof progres të dukshëm duke pas parasysh kushtet fillestare nga të cilat ka filluar universiteti në objektet e reja para diku dy viteve, dhe duket se është punuar shumë, duket që punohet në vazhdimësi si në infrastrkuturë të universitetit ku kushtet duken mjaft të mira, të realizuara me një cillësi të mirë, të shtyrë përpara nga rektori’, tha Fetai, duke shtuar se kanë diskutuar për reformat dhe qeverisjen e përgjithshme të universitetit

Fetai premtoi se si ish-student i Universitetit të Brukselit, do të ndihmon në lidhjen e UNT-së me universitete në Belgjikë dhe vendet tjera të Evropës, dhe se një vizitë e përbashkët veç më do të organizohet në kuadër të programeve për shkëmbime të stafit akademik dhe studentëve në universitetet europiane, dhe sidomos në universitetin e Brukselit, në kryeqytetit europian.

Marketing