Zeqirija Ibrahimi: Ajo që i ofrohet Likovës nga koalicioni VLEN është shumë herë më e vlefshme se ajo që ka qenë

Lideri i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në një intervistë për NEWS TV
ka theksuar se ajo që Likovës i ofrohet nga koalicioni VLEN është shumë
herë më e vlefshme se ajo që ka qenë.
“ Në VLEN është e rëndësishme që kandidati për Komunën e Likovës të jetë
një person të cilin e mbështesin vet zona. I cili gëzon reputacion të
mirë atje dhe i cili ka edhe vizion edhe ide se si mund ta bëjë zonën e
Likovës. Andaj, për neve më e rëndësishme se çka merr Alternativa në
Likovë është akoma më e rëndësishme se çka merr Likova nga VLEN-i. Në
këtë rast, unë shpresoj që ajo çka do vijoje për Likovën nga koalicioni
VLEN do të jetë shumëfish më e vlefshme se kjo çka ka qenë dhe shumë
herë më e dobishme nga kjo që është ofruar deri më tash”, deklaroi midis
tjerash Ibrahimi.

Marketing