Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me
strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Vrapçisht dhe në Tearcë,
midis tjerash theksoi se Ali Ahmeti sa nuk ka filluar të qaj se po i
dhimbset shumë gjuha shqipe të cilën ai e ka lënë të pazyrtarizuar.
“ Ali Ahmeti sa nuk ka filluar të qaj se po i dhimbset shumë gjuha
shqipe të cilën ai e ka lënë të pazyrtarizuar. Më duhet të shpjegoj se
në kohën që e ka pasur në dorë që ta zgjidh gjuhën shqipe ai e ka lënë
gjuhën shqipe të përkthyer. Dhe ne sot po ballafaqohemi me dëmet që ata
i kanë bërë gjatë asaj kohe. Ata e kanë pasur shansin që ta zgjidhin me
ligj temën e përfaqësimit të drejt dhe adekuat të shqiptarëve. Në këto
22 vite pushtet nuk e kanë zgjidhur. Dhe tash ankohen pse Gjykata
Kushtetuese e ka zhvlerësuar balancuesin.”, deklaroi midis tjerash
Ibrahimi.