Zeqirija Ibrahimi: Ata që e kanë humbur luftën politike, nuk po flasin më për cizme, por për tenda, për shkak se tenda dhe tendera është fjalë e njëjtë

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat
dhe aktivistët në Hasanbeg të Komunës së Gazi Babës, ka folur për
rrugëtimin e tyre politik.
“ Në të vërtetë ne po i bëjmë dhjetë vjet në politikë. Dmth e kemi
filluar zyrtarisht politikën me 22 nëntor të vitit 2014. Kur ishim në
fillim në skenë, si është ajo thënia fillimisht të përqeshin, pastaj të
përbuzin, pastaj të shajnë, pastaj të luftojnë, dhe në fund e pranojnë
se e kanë humbur luftën”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi shtoi se beteja ka qenë tepër e rëndë, ndërsa ata që kanë
humbur luftën, kur kërcënojnë, nuk kërcënojnë më me cizme, por me tenda,
pasi që tenda dhe tendera është fjalë e njëjtë.
“ Ka qenë rrugë shumë e gjatë, shumë e vështirë. Por, ata e kanë humb
luftën dhe kur flasin për pjesën e kërcënimeve, nuk i përmendin cizmet,
por tendat. Për shkak se tenda dhe tendera është fjalë e njëjtë. Andaj
sot flasim për tenda e nuk flasim për cizme”, tha Ibrahimi.

Marketing
Marketing