Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja e demaskoi veten për shndërrimin e Xhamisë së Manastirit në muze

Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat
dhe aktivistët në Kërçovë, midis tjerash ka sqaruar edhe cështjen e
vendimit për shndërrimin e Xhamisë së Manastirit në muze.

Marketing

“ Dje ishte çështja e Xhamisë së Manastirit që po shndërrohet në muze
dhe fajin përsëri ia hidhnin VLEN-it. Shumë shpejt u demantua se
vendimin që ajo xhami të shndërrohet në muze të kulturës ortodokse edhe
ata e quanin edhe islame, është marr në kohën e qeverisjes së BDI-së.
Çfarë duhet tu ndodh atyre tjetër që të binden se nuk kanë asnjë element
për akuzë? Sepse, cdo akuzë që ata e ngrejnë është në fakt akuzë për
ata. Nuk është akuzë për neve”, deklaroi midis tjerash Ibrahimi.