Lideri i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit me struktura
dhe aktivist në Komunën e Sarajit, duke folur për të arriturat e
Koalicionit VLEN në qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, midis
tjerash ka folur edhe për sferën e shëndetësisë.
Ibrahimi, ka përmendur se për herë të parë personeli teknik i spitaleve
që ka qenë i punësuar me kontrata në vepër, për herë të parë merr
vendime pune.
“ Në kuptim të shëndetësisë për së pari herë është marr vendim që
personeli teknik i spitaleve që janë infermierët, pastruesit, etj, që
janë plot vite me kontrata, të punësohen edhe të marrin vendime. U
rritën rrogat e puntorëve të shëndetësisë”, tha midis tjerash Ibrahimi.