Zeqirija Ibrahimi: Një parti që jetën e saj e filloi me UÇK-në dhe përfundoi me Soravinë

Lideri i Alternativës, Dr. Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët në Dibër, midis tjerash deklaroi se BDI-ja e cila e filloi jetën e saj me UÇK-në e përfundoi me Soravinë. Ajo nuk arriti që të kujdeset për zhvillimin e komunave.
“ Një parti që jetën e saj e filloi me UÇK-në dhe përfundoi me Soravinë. Dhe në kohën kur vjen në pikën e Soravisë, pastaj nuk mund të flasësh për fonde për zhvillim të komunave”, deklaroi Ibrahimi dhe shtoi se ata e kanë obligim që të kujdesen për komunat:
“ Nuk kanë çka të mburren politikanët se e bënë asfaltin. Ata njerëz e kanë kërkuar mandatin që të bëhet asfalti, që të bëjnë dritat, që të bëjnë ujin. Dhe nuk është punë që dikush duhet të krekoset në mënyrë të veçantë e të shpërblehet në mënyrë të veçantë se i kanë vendosur dikujt një llambë elektrike. Ëhtë obligimi ynë”.  https://www.facebook.com/share/r/1AeHkHhbDK/

Marketing
Marketing