Zeqirija Ibrahimi: Shqiptarët në RMV, nga zyrtarizimi i gjuhës deri te statusi minoritar”

Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka shkruar sërish për
çështjen e statusit të gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut, duke e
konsideruar një iluzion deklaratat se ajo është gjuhë zyrtare. Në një
reagim, ai sfidon publikisht këdo që mendon ndryshe, duke kërkuar një
debat të hapur për këtë temë.

Marketing

“Gjuha shqipe në RMV nuk është zyrtare. Të gjithë ata që mendojnë
ndryshe ose nuk e kuptojnë mbiemrin ‘zyrtare’ ose nuk e kuptojnë gjuhën
shqipe,” deklaroi Ibrahimi. Ai vuri në pah se gjuha shqipe, megjithëse
ka një status të avancuar në disa fusha, nuk mund të quhet zyrtare për
sa kohë Kushtetuta e vendit e definon shqiptarët si komunitet jo
shtetformues.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut mbetet një shtet monogjuhësor, ku gjuha
maqedonase është e vetmja gjuhë shtetërore. Ai shtroi pyetjen themelore:
“Pse gjuha shqipe nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në këtë status?
Kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit?”

Ibrahimi e përfundoi deklaratën e tij me një ironi: “Në fund, pyetja e
zakonshme: si përkthehet shqip Non Grata?”