Ministria e Punëve të Jashtme hedh poshtë zërat se po përgatiten dokumente të reja të përbashkëta midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Prej atje thonë se informacionet e shfaqura në opinion lidhur me planet dhe prioritetet e qeverisë së Sofjes, janë vetëm çështje e brendshme e vendit fqinj dhe s’kanë të bëjnë me raporte të reja me Shkupin. Dy shtetet sipas MPJ-së janë të obliguar të zbatojnë vetëm detyrimet që kanë dal nga protokolli dypalësh, nën respektimin e parimit të reciprocitetit.
“Të gjitha informacionet e shfaqura për rregullimin e brendshëm, mënyrën e organizimit, planet e veprimit dhe prioritetet e qeverisë së re, janë punë e brendshme e Bullgarisë dhe nuk paraqesin rezultat të bisedimeve të ndërsjella. Prandaj, hedhim poshtë të gjitha pretendimet se po përgatiten detyrime të reja për dy vendet, përtej parimeve të dakorduara në Protokollin e përbashkët, e të cila nënkuptojnë: fillimisht reciprocitet në kuadër të detyrimeve të marra, si dhe autonomi të Komisionit të Përbashkët Multidisiplinar të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore.”, thonë nga MPJ.