“Zero” rezultat për çështjet historike! Komisioni i RMV-së dhe Bullgarisë asnjë progres

Nuk ka rezultat nga takimi i Komisionit të Përbashkët për Çështje Arsimore dhe Historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ka edhe shumë për t’u bërë, theksoi kryetari i Komisionit bullgar, Angell Dimitrov. Problemet teknike, u shndërruan në politike, shton ai. Ankohet se pas takimit, nëntë kolegët e Maqedonisë kanë refuzuar t’i nënshkruajnë procesverbalet.

Marketing

“Duke e bllokuar nënshkrimin e procesverbaleve, deri më tani kemi pasur dy takime pa procesverbale. Ky hap e vë nën dyshim punën tonë, sepse pa dokumentin i cili e dëshmon qartë atë se çfarë diskutimesh janë zhvilluar dhe çfarë vendimesh janë sjellë, me të vërtet gjërat duken si të pasigurta dhe tregojnë për mungesë dëshire që të punohet në mënyrë më intensive, duke arritur më shumë rezultate. Qëndrimi i ri i kolegëve tanë është pjesë e një sjelljeje politike për diskreditim të Bullgarisë dhe pozicioneve shtetërore”, theksoi Angell Dimitrov – Kryetar i Komisionit të Bullgarisë.

“Sipas kolegëve bullgarë, përdorimi i mbiemrit “maqedonas” thuajse është tërësisht i kufizuar nga ana e tyre, pa marrë parasysh si është shkruar në atë marrëveshje dhe si interpretohet marrëveshja nga ana jonë. Më duhet të them se kjo temë ishte futur në punën e Komisionit pas takimit të gjashtë dhe kolegët bullgarë filluan ta praktikojnë këtë, pa na njoftuar neve paraprakisht”, u shpreh Dragan Gjorgiev – Kryetar i Komisionit të Maqedonisë së Veriut.

Marketing