Zëvendës drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, Selami: Prioritet i imi është promovimi i granteve dhe arritja e informacionit i saktë, në detaje dhe kohë deri tek bujqit

Gati një vit është në postin e zëvendës drejtorit në Agjencinë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ndërkohë që Abdulselam Selami është gjendur mirë dhe po vijon një aktivitet jashtëzakonisht të mirë në fuqizimin e shqiptarëve brenda këtij institucioni si dhe ndarjen e subvencioneve kryesisht në ato vende ku më parë ndoshta edhe nuk kanë mundur të aplikojnë për arsye të panjohura. Në një intervistë për Express.mk, Selami tregon shumë gjëra që nga fillimi i punës, funksionimi i agjencisë etj.

Marketing

Ka pak kohë që jeni në pozitën e zëvendës drejtorit në Agjencinë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, si ka qenë gjendja para se të vini?

Po. Në këtë institucion jam emëruar si zëvendës drejtor gati se një vit. Erdha në një institucion për të cilin ne shqiptarët kishim dëgjuar shumë pak për ekzistimin e tij dhe aq më pak se ky institucion është një ndër institucionet më të rëndësishme për përkrahjen e bujqve dhe zhvillimit rural. Më duheshte një kohë e shkurtër që të analizoj dhe të konstatoj gjendjen. Ajo që kam vërejt në fillim ishte para se gjithash, numri i vogël i të punësuarve shqiptarë, më pas ballafaqimi i bujqve me problemet administrative gjatë aplikimit për subvencionet, informata dhe shumë pak promovime për komunat rurale dhe për bujqit.

Po gjatë kësaj periudhe, çfarë keni ndryshuar dhe si vijojnë gjërat?

Ajo që si zëvendës drejtor e kisha me rëndësi, ishte që bujqit e në veçanti bujqit shqiptarë të mos hasin në vesh të shurdhër. Kështu bashkë me drejtorin, me të cilin kemi një bashkëpunim shumë korrekt, vendosëm prioritetet në organizimin e administratës si dhe punësimet prioritare për funksionim sa më të organizuar të Agjencisë. Pastaj, shumë me rëndësi për mua ishte promovimi i granteve që i mundëson Agjencia për përkrahje finansiare të bujqësisë dhe zvillimit rural, dhe për këtë bashkë me drejtorin dhe me persona të tjerë relevant, kemi organizuar promovime, debate dhe takime në çdo cep të Maqedonisë së Veriut, dhe kështu kemi shfrytëzuar të gjitha mehanizmat që informatat deri te bujqit të arrijnë, saktë, në kohë dhe me sqarime të detajuara.

57403848_2121105097955721_7615303124084850688_n

Duke qenë se vendi ka kaluar në shumë vështirësi, si një institucion i ndjershmërisë së lartë cilat janë mungesat dhe si i përballoni ato?

Si çdo institucion tjetër, ashtu edhe Agjencia për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, haset me probleme të përditshme. Subvencionet kërkojnë një pocedurë dhe kushte të veçanta të cilat bujqit duhet t’i plotësojnë dhe për këtë shkak më shumë hasemi me sqarime gjatë aplikimeve.

A është i mjaftueshëm buxheti që ndanë Pushteti qendrorë për plotësimin e kushteve?

Bujqesia është një sferë e gjërë e cila në vete përmban specifikat e veta. Sado që të investohet dhe sado që të përkrahet, mendoj se nuk është mjaftë. Në kohën e sotme bashkëkohore, çdo investim lehtëson punën e bujkut por duke pasur parasysh se tehnologjia dita ditës po përparon, jam i mendimit se është vështirë të arrihet ky trend. Por, këtu duhet të kemi parasysh se Agjencia menaxhon jo vetëm mjetet nga buxheti i shtetit, por edhe nga IPARD fondet, apo në popullatë të njohura si fonde të Unionit Evropjan, të cilat në projekte konkrete plotësojnë nevojat dhe kërkesat e bujqve, por dhe dukshëm përkrahin zhvilllimin e vendeve rurale.

44943339_1876246092441624_3063864785171906560_n

Vështirësitë janë të shumta sigurisht, po a ka pasur situate ku është dashur të kërkoni ndihmë më lartë në zgjidhjen e tyre?

Mendoj se bashkëpunimi korrekt mund të zgjidh të gjitha pengesat apo vështirësitë me të cilat hasemi në punën e përditshme. Prej në fillim bashkë me drejtorin kemi pasur një bisedë dhe marrëveshje shumë korrekte dhe nga dy anët jemi munduar që t’ju përmbahemi atyre parimeve të cilat i kemi shpalosur që nga fillimi. Vështirësi ekzistojnë, por jo edhe të nivelit që do të ndjeja nevojën që të kërkoja ndihmë nga më lartë.

Megjithatë jeni treguar shumë i suksesshëm në menaxhimin e situatave të ndryshme bashkë me institucionin përkatës përfshirë këtu edhe drejtorin?

Mendoj se me bisedë dhe marrëveshje mund të arrihet shumë. Këtu dua të shhpreh edhe faleminderimin tim deri te drejtori i Agjencisë me të cilin gjithmonë kemi marrëveshje dhe bashkëpunim korrekt dhe gjithmonë në interes të bujqve dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për ne. Jam munduar gjithmonë me përvojën time shumëvjeçare në institucion shtetëror, të krijojmë kushte për punë sa më efikase, si dhe qasje më të lehtë dhe më profesionale për çdonjërin që drejtohet në këtë institucion. Jam i kënaqur për faktin se opinioni shqiptar tashmë është i njoftuar me punën e Agjencisë, gjithashtu komunat shqiptare kanë interesim të madh për t’i thithur fondet me të cilat menaxhojmë, por dhe interesimi dhe guximi i bujqve dhe sipërmarrësve është dukshëm në rritje.

72398237_2418427281556833_5625012607648792576_n

A planifikohet në të ardhmen zgjerimi i kapaciteteve për më shumë punë dhe të punësuar?

Normalisht se po. Shumë shpejtë do të hapet edhe konkurs për punësime te reja të planifikuara sipas Sistematizimit të vendeve të punës. Përveç kësaj, duke pasur parasysh edhe respektimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, së shpejti do të duhet të punësojmë edhe përkthyes të cilët do t’i përkthejnë të gjitha dokumentacionet e nevojshme administrative, por edhe formularet e aplikimeve, kështu që aplikuesve do t’ju mundësohet që të njëjtat t’i plotësojnë edhe në gjuhën shqipe.

Po si qëndron gjendja e të punësuarve dhe përkatësia etnike, si e keni gjetur në fakt dhe si vijon të jetë?

Në momentin kur kam ardhur në këtë Agjenci, kam gjetur vetëm disa të punësuar shqiptarë, për momentin ai numër është trefishuar, por jam i bindur se edhe me punësimet e reja do të arrijmë numrin e konsiderueshëm të të punësuarve shqiptarë. Këtu dua të përmendi edhe Balanserin i cili duhet të zbatohet në çdo institucion dhe kështu sipas Ligjit asnjëri të mos ndjehet i diskriminuar.

Sa i kënaqur jeni ju nga të punësuarit brenda, sa është vullneti i tyre për punë?

Çdo fillim është i vështirë, deri sa të fitohet një shprehi dhe terk i punës së përditshme. Disa nga të punësuarve kanë ardhur edhe pa përvojë pune, në një sferë që është shumë pak e njohur për ata. Por për kohë të shkurtër mendoj se punët kanë filluar të rjedhin shumë mirë. Këtu gjithashtu dua të ceki edhe avansimin e kudarove shqiptarë, ku para se të jem pjesë e udhëheqësisë, nuk ka pasur udhëheqës të sektorëve ndërsa me ardhjen time u bënë edhe avansimet e para për shqiptarët në këtë Agjenci. Puna është obligim dhe secili që është i punësuar duhet t’i kryejë obligimet e veta, por unë gjithmonë me secilin punëtorë kam pasur dhe kam raporte korrekte dhe për shkak se me profesion jam jurist, asnjëherë nuk kam hezituar të këshilloj apo të ndihmoj qoftë edhe në përpilimin e ndonjë lënde, me të vetmin qëlllim që Agjencia të funksionojë si ekip dhe secili të ndjehet si pjesë e ekipit. (express.mk)