Zëvendës drejtori i Agjencisë për Rini dhe sport, z. Izmit Nura, sot morri pjesë në nisjen e rikonstruimit të terenit sportiv në Komunën e Likovës.
Z. Nura potencoi se ky investim ka një rëndësi të veçantë duke patur parasysh të kaluarën dhe rëndësinë që ka Likova, për këtë arsye ai siguroi se banorët dhe rinia e Likovës çdo herë do të ketë mbështetjen nga Agjencia për Rini dhe Sport.
“Premtimet tona po jetësohen. Ky investim me vlerë prej 2.500.000 denarësh është vetëm fillimi i përkujdesjes për sportin dhe infrastrukturen sportive në këtë rajon, dhe këtë do ta dëshmojmë me veprat tona në të ardhmen” mes tjerash tha z. Nura.
Ai gjithashtu Falenderoj kryetarin e komunës së Likovës, z. Erkan Arifi për bashkëpunimin e deritanishëm, duke siguruar se ky bashkëpunim në të ardhmen do të jetë ende më madh.