Zëvendës kryeministri Bujar Osmani merr pjesë në samitin e pestë të BE-së

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, nga sot do të qëndrojë në Londër, për vizitë dy ditore si pjesë e delegacionit të lartë Qeveritar, do marrë pjesë në Samitin e pestë të BE- Ballkanit Perëndimor e cila është pjesë e Procesit të Berlinit.

Marketing

Një nga temat kryesore të Samitit do të jetë gjendja dhe progresi i bashkëpunimit dypalësh mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti në pjesën e mbylljes së çështjeve të hapura të cila paraqesin trashëgimi nga e kaluara.

Në Samit do të hapen edhe tema tjera aktuale për rajonin, në veçanti, në pjesën e sigurisë, sfidave të reja nga ri- aktualizimi i krizës së migrantëve, bashkëpunimi rajonal, si dhe marrëdhëniet e rajonit me Bashkimin Evropian, në veçanti në pjesën e Strategjisë së Komisionit Evropian, për një perspektivë të besueshme për zgjerimin e Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Folësit kryesor të Samitit do të jenë nikoqirët e Britanisë së Madhe – Kryeministrja Teresa Mej, si dhe Ministrat e punëve të Jashtme dhe të Brendshme, Boris Xhonson dhe Saxhid Xhavid, krahas nikoqirëve, fjalën e tyre do ta kenë edhe Kancelarja Merkel, Kryeministri i Polonisë Mateush Moravjecki, Euro-komisionari për zgjerim, Johanes Han, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Bashkimit Evropian dhe vendeve anëtare të saj.

Procesi i Berlinit paraqet iniciativë diplomatike iniciuar nga ana e Gjermanisë në drejtim të mbështetjes së vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin e integrimit të tyre në Bashkimin Evropian. Qëllimi i kësaj nisme paraqet avancimin e bashkëpunimit dypalësh mes vendeve, në veçanti për zgjedhjen e çështjeve të hapura, krijimin e kushteve për avancim të bashkëpunimit rajonal në përgjithësi, veçanërisht përmes të ashtuquajturës “konektiviti agjenda” për ndërlidhjen energjetike dhe infrastrukturore, por edhe ndërlidhjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet anëtare të Bashkimit Evropian.

Në kuadër të vizitës Osmani së bashku me delegacion Qeveritar, pritet të realizojnë takime me të ashtuquajturën “Grupi i Ohrit“ pastaj takim me Princin Çarls, si dhe të realizojnë takime të rëndësishme bilaterale me përfaqësues të lartë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian

Marketing