Zëvendës kryeministri i Parë Mexhiti takoi ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë Zheljasko Radukov

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti realizoi takim me me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Bullgarisë në Shkup, Zheljasko Radukov.

Marketing

Mexhiti pasi i uroi emërimin në detyrën e re, i dëshiroi punë të suksesshme ambasadorit bullgar në vendin tonë, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat në interes të dy vendeve.
Dy bashkëbiseduesit u dakorduan për dialog të hapur, shkëmbim tregëtar dhe të qytetarëve nga dy vendet, përmes vullnetit pozitiv dhe qëllimeve të mira.
Ambasadori Radukov është emëruar në këtë detyrë muajin e kaluar, ndërsa zëvendëson ambasadorin shumëvjeçar të Bullgarisë në Shkup, Angell Angellov.