Zëvendësdrejtori i kadastrës dhuron rrogën e vetë për një familje nga Dibra

Ish deputeti i Dollnenit, që reagoi i pari ndaj propozimit të Zoran Zaevit për zvogëlim të rrogave të administratës publike, Musa Ibrahimi, rrogën e tij si zëvendës drejtor në Drejtorinë e Kadastrës, e ka ofruar për një familje në nevojë nga Dibra. Ai ka reaguar në një postim të një banores nga Dibra e cila kishte ngritur shqetësimin për gjendjen e nj familje nga Dibra e cila jeton në kushte të mjerueshme në këtë situatë izolimi.

Marketing

“Përshëndetje…, ashtu sikurse kam premtuar para ca dite në fb se rrogën time do ta jap për dy muaj rresht, llogarit se këtë muaj rroga ime 42 000 den, shkon për këtë familje nga Dibra. Shpresoj që sadopak do ti gëzon familjarët” ka shkruar në komentin e tij Ibrahimi.

Ibrahimi ishte i pari që reagoi për propozimin e Zaevit për zvogëlimin e rrogave të punësuarve në administratën publike. Një reagim i tij ishte i mjaftueshëm që të ngrihet i gjithë subjekti i tij për ta kundërshtuar propozimin e ish kryeministrit Zaev. Në komentin e tij në facebook ai shkruajti: “Zoran Zaev kryetar i LSDM -së un per dy muaj resht rrogën time po ta jap për Shtetin vetëm mos përgjysmoni rrogat e administratorëve, besoi se te gjithë funkcionaret e BDI -së ndajnë të njëjtin mendim, ashtu edhe si kanë filluar te veprojnë disa!”.