Zëvendësdrejtori Nura viziton Shkollën Shqipe “Kongresi i Manastirit” në Çikago

Zëvendësdrejtori i Agjencisë së Mërgatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, z. Izmit Nura, në vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, realizoi vizitë në Shkollën Shqipe “Kongresi i Manastirit”. Gjatë udhëtimit të tij, z. Nura u takua me përfaqësuesit e shkollës dhe ekspertë për të diskutuar mbi politikat dhe praktikat e arsimimit në gjuhën shqipe në Çikago.

Marketing

Një nga arsyet kryesore të vizitës së z. Nura në SHBA mbetet zhvillimi dhe ruajtja e vlerave kulturore dhe shpirtërore Shqiptare. Përkrahja institucionale e z. Nura u prit me entuziazëm nga Shkolla Shqipe “Kongresi i Manastirit”, pasi ka një kërkesë në rritje për mësimin e gjuhës shqipe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Z. Nura vuri në dukje se bashkëpunimi institucional dhe përkrahja për kërkesat rreth mungesës së botimeve në gjuhën shqipe është e domosdoshme, ku nga mësimi në gjuhën shqipe në SHBA jo vetëm që do të përfitonin fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por gjithashtu do të përmirësonte shkëmbimin kulturor dhe do të forconte lidhjet midis Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së.

Në përgjithësi, vizita e zëvendës drejtorit Nura u vlerësua e suksesshme, pasi ndihmoi në thellimin e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë së Veriut, popullatës shqiptare në Çikago dhe Shteteve të Bashkuara, ku dhe nxiti një diskurs për diskutimin e çështjeve të rëndësishme që lidhen me migrimin dhe shkëmbimin kulturor. Në fund palët shprehën gatishmërinë për të vazhduar dialogun dhe bashkëpunimin në këtë fushë.