Zëvendëskryeministri Grubi uron Pashkët: Festat na bashkojnë për shpresat e së nesërmes

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi me rastin e festës së Pashkëve ka uruar gjithë ata që festojnë duke theksuar se – Festat na bashkojnë dhe shpresat për të nesërmen më të mirë i kemi të përbashketa dhe andaj i gëzohemi festave të njëri tjetrit, ka shkruar Grubi.

Marketing

Ja urimi i tij:

Të nderuar besimtarë ortodoks,
kam nderin t’ju uroj festa të mbara të Pashkëve të sivjetme me uratat më të sinqerta për mbarësi, shëndet e lumturi për të gjithë ju.
Festat na bashkojnë dhe shpresat për të nesërmen më të mirë i kemi të përbashketa dhe andaj i gëzohemi festave të njëri tjetrit.
Pashkë të mbara
Paqe e shëndet për të gjithë ju

Marketing