Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti nesër takime me krerët shtetërorë në Tiranë

Nesër, e martë, 27.08.2024 Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor z. Izet Mexhiti do të zhvillojë vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Shqipërisë, ku do të takojë krerët e shtetit shqiptar.

Marketing

Gjatë qëndrimit në Tiranë zv.kryeministri i parë Izet Mexhiti do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin Bajram Begaj, ndërsa me ftesë të Ministrit për Evropë dhe Punë të Jashtme z.Igli Hasani do të merr pjesë dhe do të ketë paraqitje në Konferenën Ndërkombëtare të Ambasadorëve, që zhvillon punimet nga 26 deri 28 gusht.

Marketing