Zëvendëskryeministri Mexhiti në Londër merr pjesë në samitin politik Evropian

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti ndodhet në Londër, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian (EPC Summit) si pjesë e delegacionit të Maqedonisë së Veriut e cila udhëhiqet nga kryeministri, Hristijan Mickoski.

Marketing

Kjo është një mundësi shumë e veçantë për vendin, ku do të diskutohet për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, si dhe përforcimin e bashkëpunimit me vendet tjera pjesëmarrëse në Samit.

Nuk do të mungojnë as takimet dhe diskutimet me përfaqësuesit e lartë të qeverive tjera dhe organizatave ndërkombëtare. Angazhimi i delegacionit qeveritar do të jetë maksimal në prezantimin e interesave të vendit, rrugën drejt integrimit, planet për një qeverisje të mirëfilltë si dhe ecurinë krahë shteteve të zhvilluara.

Nga takimet në Samit do të mësohet nga përvojat e vendeve pjesëmarrëse. Prioritet mbetet ndërtimi i Maqedonisë së Veriut në përputhje me standardet më të larta. Kontributi për një rajon më të fuqishëm dhe më të bashkuar është synimi i Qeverisë. Vendi ynë i takon komunitetit evropian dhe do të bëhet më e mira që në një të ardhme të afërt të integrohemi plotësisht.

Delegacioni qeveritar është në Londër për të dhënë më të mirën si vend për kontinentin të cilit i përkasim.

Marketing