Në kazermën “Goce Delçev” në Komunën e Aerodromit sot do të bëhet pranim-dorëzimi i donacionit, të siguruar nga Republika e Austrisë përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së për vendin tonë si mbështetje në luftën kundër KOVID-19.
Në pranim-dorëzimin do të marrë pjesë Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, në cilësinë e Koordinatorit kombëtar për shpërndarjen e ndihmës së huaj në vend, drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim Adnan Xhaferoski, ambasadori Austriak, Georg Vucas eprori policorë në ambasadën e Austrisë, Fridrih Hofbauer dhe konsulli Lukas Bahmaer.