Zëvendëskryeministri Osmani në takim ministror në Bukuresht

Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për çështje evropiane, Bujar Osmani, do të qëndrojë në Bukuresht, Republika e Rumanisë, ku do të marrë pjesë në takimin joformal ministror të shteteve kandidate për anëtarësim në BE, së bashku me ministrat dhe sekretarët shtetërorë për çështje evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian.

Marketing

Tema të takimit do të jenë perspektivat e procesit të zgjerimit të BE-së, si pjesë e rëndësishme në krijimin e ardhmërisë evropiane, kumtuan nga Sekretariati për çështje evropiane.

Takimi mbahet në kuadër të kryesimit rumun, si përgatitje e përgjithshme para Samitit të madh dedikuar ardhmërisë së Evropës, i cili do të mbahet në Sibiu, Rumani më 9 maj të këtij viti.

Marketing