Zëvendëskryeministri Osmani për vizitë pune në Hungari

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot udhëton për vizitë pune në Republikën e Hungarisë në kuadër të së cilës do të takohet me ministrin shtetëror për çështje evropiane në zyrën e Kryeministrit dhe përfaqësues i Republikës së Hungarisë në Bashkimin Evropian, Sabolç Takaç, poashtu do të takojë edhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Sijarto.

Marketing

Nga Hungarija Osmani vazhdon vizitën e punës në Republikën e Kroacisë, ku me 28 maj (e martë), do të mbajë takim me Ministren për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, Marija Pejqinoviq Buriq, ndërsa do të takohet edhe me Kryetarin e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Koacisë, Domagoj Ivan Millosheviq.

Temat qendrore të takimeve do të jenë perspektivat evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE si dhe mbështetja nga ana e Hungarisë dhe Kroacisë për vendin në prag të samiteve kyçe evropiane në qershor.

Marketing