Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane do të mbajë takim me Ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj.
Gjatë qëndrimit në Shkup, ministri Cakaj ka takuar liderët e partive politike shqiptare ndërsa sot pritet të takojë edhe kryeministrin Zaev.