Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të mbajë brifing formal me përfaqësuesit e informimit publik.
Brifingu do ti mbulojë temat aktuale si: statusi i realizimit të reformave të Planit 18, cilësia dhe dinamika e tyre; përmbledhje të vizitave institucionale përgjegjëse për implementimin dhe zbatimin e reformave, veçanërisht formimin e të a.q. “trak rekord”, apo rezultateve të dukshme nga zbatimi i reformave; pritjet nga Raporti i ardhshëm i Komisionit Evropian për gjendjen dhe progresin e vendit, në drejtim të pritjeve nga samitet e ardhshme të qershorit të Bashkimit Evropian; pritjet për zgjedhjet e ardhshme, në veçanti në drejtim të procesit zgjedhor; si dhe të gjitha aktualitetet tjera.