Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani me rastin e 17 vjetorit të nënshkrimit të M.O. organizon panel tematik: “Rruga për në Bruksel përmes Ohrit”

Nesër në hapësirat e Klubit të deputetëve, Sekretariati për Çështje Evropiane organizon shënimin e 17 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Marketing

Sot, Republika e Maqedonisë është drejtuar drejtë një sfide që është më e rëndësishmja në historinë më të re të saj- sfidë për të kompletuar integrimin e saj të jashtëm. Në këtë drejtim shënimi tradicional i këtij përvjetori do të vihet në kontekstin e sfidave të sotme, përmes panelit të përshtatshëm tematik, me temë: “RRUGA PËR NË BRUKSEL PËRMES OHRIT”. Përmes këtij paneli do të mundohemi të krijojmë lidhje përmes Ohrit, si simbol i integrimit evropian, dhe Brukselit, që simbolizon integrimin tonë të jashtëm, respektivisht aspiratën tonë për anëtarësim të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.

Në panel, krahas Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si mysafir special fjalën e tyre do të kenë: sir. Barney White-Spunner, Gjeneral i mëparshëm i armatës Britanike dhe komandant i mëparshëm i NATO-s në Republikën e Maqedonisë, gjatë kohës së nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë.

Zoti Spuner ka qenë i pranishëm në Ballkan shumë vite me radhë në periudhë ndoshta më të trazuar të Ballkanit. Mysafire speciale në panel do të merr pjesë edhe ndihmës asistent-sekretare e mbrojtjes për Evropë dhe Azi në administratën e Obamas, mes tjerash, përgjegjëse për politikën e ShBA-ve ndaj Ballkanit, Evelin Farkash. Sot, Evelin është Bashkëpunëtore e lartë në Këshillin Atlantik, dhe Analiste përhershme e Sigurisë Kombëtare të medias në SHBA – NBC/MSNBC, dhe është autoritete e veçantë politike, analiste amerikane dhe kontribuuese e mediave të numërta amerikane dhe botërore siç janë CNN, FOX, Politico, Marrëdhënie të Jashtme etj.

Në panel do të merr pjesë edhe Dafina Jovanovska – Stojanovska, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë si përfaqësuese e partisë opozitare VMRO-DPMNE, parti, nënshkrues e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Folësit përmes temës së panelit “RRUGA PËR NË BRUKSEL PËRMES OHRIT” do ti kryesojë nikoqiri – Zëvendëskryetari i Qeverisë, për Çështje Evropiane Bujar Osmani, i cili është edhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian.

Marketing