Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Osmani dhe
ministri i punëve të jashtme, Dimitrov në vizitë pune në Itali dhe Belgjikë
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për i ngarkuar
çështje evropiane, Bujar Osmani së bashku me ministrin për punë të jashtme,
Nikolla Dimitrov, nesër me 30.5.2019 (e enjte), do të qëndrojnë për vizitë pune në
Republikën e Italisë, në kuadër të së cilës do të realizojnë takim me ministrin për
punë të jashtme të Republikës së Italisë, Enzo Moavero Milanesi, si dhe do të
takohen edhe me kryetarin e Komitetit për marrëdhëniet me vendet e Ballkanit
Perëndimor në Senatin Italian, Lucijano Di Alfonso.
Tema qendrore e takimeve do të jetë integrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut
në BE, si dhe mbështetja nga ana e Italisë për vendin pas shpalljes së Raportit të
Progresit, në prag të mbajtjes së Këshillit Evropian në muajin e qershorit të këtij viti.
Gjatë bisedimeve pritet të përfshihen edhe çështjet lidhur me perspektivën evropiane
të vendeve të tjera nga Ballkani Perëndimor dhe dinamika rajonale.
Nga Italia zëvendëskryeministri Osmani dhe ministri Dimitrov vazhdojnë në vizitë
pune bilaterale në Mbretërinë e Belgjikës, ku me 31.5.2019 (e premte), do të
realizojnë takim me zëvendëskryetarin e Qeverisë dhe ministër për punë të jashtme
dhe çështje evropiane të Mbretërisë së Belgjikës, Didie Rejnders.